Taylor Swift, Ed Sheeran dhe Beyonce, prijnë në listën e nominimeve në “2015 MTV Video Music Awards”.

Ky lajm u dha sot përmes radios Beats 1, transmeton koha.net.


Këta tre yje të muzikës konkurrojnë për çmimin më të rëndësishëm të kësaj gare ‘Videon e vitit’. Gjithashtu në këtë garë janë edhe Kendrick Lamar dhe Bruno Mars, i cili konkurron me këngën “Uptown Funk”.

Kënga “Blank Space” nga Swift është në garë për videon më të mirë në kategorinë “interpretimi më i mirë femër” dhe “video më e mirë në zhanrin pop”.

Sheeran është pas Swift, me gjashtë nominime me këngët e tij “Thinking Out Loud” dhe “Don’t”.

Kurse Beyonce, që vitin e kaluar dominoi në këtë garë, në këtë vit është e nominuar për pesë çmime, me albumin e saj “7/11”.

‘The 2015 MTV Video Music Awards’ do të mbahet në ‘Microsoft Theater’ më 30 gusht.