LAJMI I FUNDIT:

Sveçla për mediumin zviceran: Të bindur se provokimet e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës nuk do të ndalen

Sveçla për mediumin zviceran: Të bindur se provokimet e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës nuk do të ndalen

“Jemi të bindur se provokimet e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës nuk do të ndalen”, ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, një intervistë për “20 Minutes”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur i bindur se ani pse situata në veri të Kosovës është lehtësuar, megjithatë sipas tij provokimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndalen.


Kështu është shprehur ai në një intervistë nga stacioni policor në Mitrovicën e Veriut për “20 Minutes”, teksa ka shtuar se veprimet që janë parë të ndërmerren nga Serbia në muajin e fundit, kanë pasur ndikim rus.

“Jemi të bindur se provokimet e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës nuk do të ndalen. Kemi parë një përzierje të veprimeve të ndryshme destabilizuese në katër komunat veriore gjatë ditëve të fundit nën ndikimin e drejtpërdrejtë të shtetit serb dhe presidentit Vuçiq. Ndikimi erdhi në formën e mobilizimit, financimit dhe mbështetjes logjistike. Pos kësaj, ishin forcat e armatosura serbe, të cilat ishin vendosur në kufi si kërcënim. Sigurisht që ka pasur ndikim edhe nga Rusia si dhe nga organizatat kriminale në rajon, të cilat për vite me radhë e kanë keqpërdorur veriun e Kosovës si pikë transporti për mallra, drogë, madje edhe njerëz dhe kanë mundur të nxjerrin fitime të mëdha”, ka thënë ai.

teksa pyetet nëse priste që Serbia ta pushtonte Kosovën, ministri i këtij dikasteri ka thënë se ndonëse ishin të shqetësuar, për të njëjtën s’kishte edhe frikësim.

“Ishim dhe jemi të shqetësuar, por aspak të frikësuar. Analiza e situatës bazohet në fakte dhe arsye ekzistuese. Por skenarët e paarsyeshëm nuk mund të përjashtohen plotësisht. Aktualisht jemi dëshmitarë të një lufte në Evropë, në të cilën një despot ka ndjekur synime të errëta për Ukrainën dhe rajonin, duke kapërcyer vijat e kuqe që deri vonë dukeshin të paimagjinueshme”, është shprehur ai.

Sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, komuniteti serb në veri ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të presionit të vazhdueshëm nga Beogradi.

“Ne e dimë se qytetarët tanë në veri të Kosovës nuk e kanë të lehtë. Sepse ata janë nën presion të vazhdueshëm fizik, psikologjik dhe financiar nga organizatat kriminale të kontrolluara nga Beogradi. Por edhe nga organizata të ndryshme kriminale nga rajoni. Nga ana tjetër, ne ofrojmë instrumente të shtetit ligjor që përpiqen të ofrojnë siguri për të gjithë banorët. Janë organizatat kriminale që përpiqen të shtypin popullsinë vendase dhe veçanërisht zërat e pavarur dhe të drejtë”, ka thënë ai.

Sveçla është shrehur i bindur se rendi dhe ligji së shpejti do të triumfojnë edhe atje.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori