LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: AKI-ja dhe Policia i kanë identifikuar kriminelët në veri, do t’i arrestojmë

Sveçla: AKI-ja dhe Policia i kanë identifikuar kriminelët në veri, do t’i arrestojmë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar të premten se kanë arritur që t’i identifikojnë shumicën e organizatorëve të protestave në veri të vendit, siç i ka quajtur ai kriminelë.

Gjatë një interviste dhënë për televizionin publik, Sveçla ka thënë se identifikimi i tyre është bërë nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Policia e shërbimet e vendeve aleate, ndërsa ka paralajmëruar edhe arrestimin e tyre.


Sveçla: Ka përfunduar koha e pandëshkueshmërisë për kriminelët në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Sveçla: Ka përfunduar koha e pandëshkueshmërisë për kriminelët në veri të Kosovës

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në, si dhe me shërbimet e vendeve aleate, ka arritur që shumicën nga këta kriminelë t’i identifikojë. Mos të harrojmë se një gjendje kriminale ka mbizotëruar për 20 vjet dhe ka shumë eksponentë kriminalë, të cilët nuk e kanë për herë të parë të sulmojnë qoftë policinë, qoftë qytetarët e thjeshtë, apo mediat, e kësaj radhe edhe pjesëtarët e Misionit të KFOR-it”.

“Ne këtë kontingjent e kemi riverifikuar, të jemi më korrekt, Policia e Kosovës dhe AKI e kanë riverifikuar, dhe jemi në rrugë të mirë që shumicën prej këtyre dhunuesve t’i identifikojmë, t’i lokalizojmë dhe pastaj Policia e Kosovës t’i arrestojë”, ka deklaruar ministri.

Ai ka theksuar se situata në veri të vendit është më e qetë për dallim nga ditët e kaluara, ku pati incidente e veprime, sipas tij, jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi.

“Situata e sigurisë në veriun e vendit dita e sotme ka qenë më e qetë për dallim nga ditët tjera ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi. Momentalisht dita e sotme ka qenë me më pak incidente prej ditëve tjera ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi”.

“Sot isha në vizitë në disa lokacione atje dhe kishte qetësi, kishte një profesionalizëm të jashtëzakonshëm të Policisë së Kosovës, për çfarë i falënderoj me plot zemër dhe çdo gjë po vijonte sipas planeve të PK-së. Tashmë është e ditur se kishte edhe protesta, por që në numër ishin shumë më të vogël, sesa zakonisht në këto ditëve të fundit dhe ishin të qeta”, ka thënë Sveçla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori