LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet Drilon Hajrizi

Suspendohet Drilon Hajrizi

Federata e Basketbollittë Kosovës (FBK) ka publikuar vendimin e Komisionit Disiplinor (KD) për Drilon Hajrizin, që ishte në futur në procedurë disiplinore pas ndeshjes Maqedonia-Kosova, në kuadër të para-kuali×kimeve për Kampionatin Botëror Kina 2019.

“Drilon Hajrizi, lojtar i përfaqësueses A të Kosovës në basketboll, i shqiptohet masa disiplinore: ndalesë kohore i ushtrimit të aktivitetit basketbollistik në të gjitha aktivitetet e organizuara nga FBK në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajsh,” shkruan Vendimi i botuar sot nga FBK, të marrë nga Lulzim Fushtica, kryetar, Nuredin Ibishi, anëtar dhe Omer Daku, anëtar të KD-së.


Hajrizi, që është pjesë e Sigal Prishtinës, kështu nuk do t’i ndihmojë ekipit të tij në gara të organizuara nga FBK (Superligë dhe Kupë) deri në mars 2018 si dhe nuk do të jetë pjesë e reprezentacionit në 4 përballjet e para kuali×kuese për Kupën e Botës Kina 2019.

Drilon Hajrizi në ndeshjen mes Sigal Pritshtinës dhe Bashkimit

Sidoqoftë, bardhekaltërit kampionë mund të llogarisin te Hajrizi në FIBA Europe Cup, ndërsa reprezentacioni i Kosovës tek në ndeshjet e qershorit dhe korrikut (ndaj Hungarisë si vendas dhe Polonisë, gjithashtu si vendas). Hajrizi ishte futur në disiplinore me kërkesë të selektorit të Kosovës, Brad Greenberg, për shkak të sjelljeve të tij në përballjen Maqedonia-Kosova.

KD i FBK-së ka bërë të ditur se Hajrizi ka të drejtë ankesë në Komisionin Arbitrar në afat prej 3 ditësh të marrjes së këtij Vendimi.

Përndryshe, Hajrizi as mbrëmë në ndeshjen hapëse të xhiros së parë të Superligës për ekipin e tij, nuk ka qenë në lojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori