LAJMI I FUNDIT:

Suspendohen dy zyrtarë doganor – dyshohet se u përleshën fizikisht

Suspendohen dy zyrtarë doganor – dyshohet se u përleshën fizikisht

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka suspenduar dy zyrtarë për një konflikt i cili mund të jetë përshkallëzuar në kontakt të dhunshëm fizik.

Dogana e Kosovës  thotë se ka një rol kritik në mbrojtjen e interesave ekonomike dhe të sigurisë së vendit dhe është thelbësore që të ruhet integritetit dhe besimit të publikut – prandaj, dogana ka marrë masa të shpejta për të adresuar këtë çështje.


Menaxhmenti i Doganës së Kosovës pohon pa mëdyshje se sjelljet e pahijshme brenda organizatës sonë nuk do të tolerohen.

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të promovuar standardet më të larta të sjelljes, etikës dhe profesionalizmit midis oficerëve tanë. Ne e kuptojmë se ruajtja e besimit të publikut në punën tonë është thelbësore për misionin tonë”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, kjo çështje do t’i nënshtrohet një procesi hetimor rigoroz dhe transparent për të hedhur dritë mbi të gjitha rrethanat e konfliktit të supozuar.

“Ne jemi të përkushtuar për të zbuluar të vërtetën dhe për të siguruar që masat e duhura janë ndërmarrë si rezultat i gjetjeve”, thuhet në fund./Telegrafi/