LAJMI I FUNDIT:

Suso: Te Milani edhe për shumë vite

Suso: Te Milani edhe për shumë vite
Fernandez Suso (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Suso ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar edhe për një kohë të gjatë te Milani, duke deklaruar se është i lumtur në San Siro.

Ylli spanjolli ende ka edhe tre vjet të tjera në kontratën e tij të Milanit, por ka qenë cak i ofertave të ndryshme nga Liga Premier, Serie A dhe La Liga.


Por, ish-sulmuesi i Liverpoolit e ka bërë të qartë se është i vendosur fort për të mbetur edhe për shumë vite te Rossonerët.

Suso: Atletico Madridi më kërkoi, dy herë kisha mundësi të kthehesha në Spanjë
Lexo po ashtu Suso: Atletico Madridi më kërkoi, dy herë kisha mundësi të kthehesha në Spanjë

“Unë jam i lumtur këtu, siç është edhe familja ime, dhe këtu dua të qëndroj”, ka thënë fillimisht Susos për Gazzetta dello Sport.

Suso duke festuar një gol me Milanin (Getty Images)

“Gjithashtu unë hodha poshtë shumë oferta verën e kaluar për të qëndruar këtu”.

“Pronarët, trajnerët dhe disa lojtarë shumë të mirë kanë ardhur dhe disa kanë ikur, por gjithmonë kam qenë këtu”.

Suso i lumtur te Milani, por i pëlqejnë zërat që e lidhin me Realin
Lexo po ashtu Suso i lumtur te Milani, por i pëlqejnë zërat që e lidhin me Realin

“Po flasim qetësisht për zgjatjen e kontratës time dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, përfundoi spanjolli.

Ndryshe, Suso është njëri nga lojtarët kryesor të Milanit viteve të fundit, ku ka zhvilluar 120 ndeshje dhe ka shënuar 21 gola. /Telegrafi/