LAJMI I FUNDIT:

Surroi: Qeveria do të binte në vjeshtë, dorëheqja e Haradinajt akt politik

Surroi: Qeveria do të binte në vjeshtë, dorëheqja e Haradinajt akt politik

Për publicistin Veton Surroi, Qeveria e Kosovës e kishte humbur legjitimitetin prej kohësh dhe nuk do të mund të kalonte vjeshtën.

Ndaj edhe dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, Surroi e sheh si një akt politik.


“Qeveria nuk kishe vota, e kishte humbur legjitimitetin prej kohësh dhe mbahej në një masë të madhe për shkak të një nevoje legjitime që të rezistonte ndaj përpjekjes së presidentit për të hyrë në një proces këmbimi territoresh me Serbinë. Meqë në një masë të madhe u realizua pengimi i këtij projekti, ishte e qartë se vjeshta e hershme do të ishte koha kur do të binte kjo qeveri. Ndaj dhe hapi ka qenë më shumë politik sesa prej ndonjë konteksti tjetër”, ka thënë Surroi.

Sipas tij, do të hyjmë në zgjedhje në një moment që nuk ekziston një parti që mund të udhëheqë vendin, por do të ketë nevojë për koalicione, ndoshta dhe parazgjedhore.

Në një intervistë për RTV Ora, Surroi e sheh të vështirë krijimin e koalicioneve por jo të pamundur.

“E vështirë, por ende ka hapësirë për koalicione. Nëse një parti vendos të hyjë në koalicion edhe partitë tjera do të shikojnë. Për shkak të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese në masë të madhe varet formimi i qeverisë nga partia apo koalicioni i cili fiton më së shumti vota, jo detyrimisht edhe koalicioni që mund të sigurojë ky stabilitet qeverisës”.

Duke bërë një bilanc të qeverisë Haradinaj, Surroi rendit arritje, por edhe dështime.

“Haradinaj ka bërë mirë që i ka prirë procesit të pengimit të ndarjes së Kosovës dhe këmbimit të territoreve dhe ka bërë mirë në shtyrjen e axhendës për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Këto janë dy arritjet e kësaj qeverie. Të tjerat janë një radhë veprimesh negative, deri tek dështimet e plota në disa sfera. Është një qeveri që në masë të madhe ka shpenzuar për veten dhe jo qytetarët e Kosovës”, ka thënë ndër tjerash Surroi.

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori