LAJMI I FUNDIT:

Supremja i jep të drejtë Kastratit për reformën e arsimit në Kamenicë

Supremja i jep të drejtë Kastratit për reformën e arsimit në Kamenicë

Gjykata Supreme, ka vendosur pro reformës së nisur nga ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati i cili në kuadër të reformës për arsim në komunën e Kamenicës, i kishte mbyllur pesë shkolla.

Gjykata Supreme e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, dhe ka vendosur në favor të ish-kryetarit të Kamenicës Qëndron Kastrati, i cili në kuadër të reformës në arsim i kishte mbyllur pesë shkolla në disa fshatra të komunës së Kamenicës.


Këto pesë shkolla të cilat ishin mbyllur me vendim të ish-kryetarit Kastrati ishin hapur pastaj nga kryetari aktual i Kamenicës.

Kastrati i ka bërë thirrje, kryetarit të Kamenicës, ta zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme, sepse në të kundërtën sipas tij do ta ndjek penalisht atë.

“Ministrja e Arsimit mund ta ketë edhe mbështetjen e mbretit por askush në Kosovë nuk është mbi ligjin dhe parimet e demokracisë. Këta flasin për PISA por të vetmen iniciativë serioze që adresonte problemin e kualitetit në arsim tentuan ta pengojnë me çdo kusht. E ftoj Kryetarin e Komunës së Kamenicës ta zbatojë vendimin. Në të kundërtën do të detyrohem ta ndjek penalisht”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Në vitin 2020, atëherë kryetar i  Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, kishte tentuar ta reformojë arsimin në komunë, duke marrë vendim për mbylljen e shkollave në të cilat  vijohej  mësimi me më pak se 20 nxënës.

Menjëherë pas këtij vendimi, Kastrati hasi në sfida të ndryshme. Një pjesë e konsiderueshme e prindërve, refuzuan ta respektojnë këtë vendim, e si pasojë një numër i madh i nxënësve nuk e vijonin mësimin në shkollat të cilat i kishte transferuar komuna. Grupit të prindërve të pakënaqur iu kishin bashkuar edhe një pjesë e mësimdhënësve, duke e vështirësuar edhe më shumë reformën e nisur nga Komuna e Kamenicës.

Me gjithë këto presione, Kastrati nuk u tërhoq nga vendimi i tij për reduktim të shkollave. Kjo bëri që në Kamenicë të organizohen protesta nga prindërit e pakënaqur, të cilët vazhdonin që ta bojkotonin mësimin sipas reformës.

Prindërit ankoheshin për mungesë të transportit dhe vështirësive për udhëtim nga fshatrat në qytet, edhe pse kryetari i komunës atëherë ia kishte siguruar transportin të gjithë nxënësve që detyroheshin të udhëtonin. Por, edhe pas kësaj zgjidhje, prindërit nuk u dorëzuan, ata vazhduan t’i rezistonin vendimit për reformë.

Në mars të vitit 2020, Ministria e Arsimit, kishte marrë vendim për organizim të përshpejtuar të mësimit për 441nxënës në Kamenicë, të cilët gati dy vjet nuk kishin vijuar mësimin për shkak të reformave arsimore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori