LAJMI I FUNDIT:

Supermakina që prishen, mjete piroteknike dhe mijëra statistë – kështu u shpenzuan 250 milionë dollarë për filmin “Fast and Furious 8” (Foto/Video)

Supermakina që prishen, mjete piroteknike dhe mijëra statistë – kështu u shpenzuan 250 milionë dollarë për filmin “Fast and Furious 8” (Foto/Video)

Për filmin “The Fate of Furious”, ose siç njihet për të gjithë seria e tetë e filmave “Fast and Furoius” janë shpenzuar plot 250 milionë dollarë.

Një shifër vërtet e lartë kjo për realizmin e një filmi, por që gjithçka arsyetohet me mjetet dhe efektet super të shtrenjta që janë përdorur gjatë xhirimeve të këtij filmi.


Vitet kalojnë, por ata vazhdojnë të jenë në formë: Ndryshimet e aktorëve të 'Fast and the Furious' gjatë viteve (Foto/Video)
Lexo po ashtu Vitet kalojnë, por ata vazhdojnë të jenë në formë: Ndryshimet e aktorëve të 'Fast and the Furious' gjatë viteve (Foto/Video)

Në këtë film u hodhën plot makina nga një garazh, i cili ndodhej në katin e gjashtë të një ndërtese, ndërkohë që më pas shkatërruan edhe një flotë makinash të tjera super të shtrenjta në Cleveland, Ohio.

Rrëzimi i veturave super të shtrenjta nga kati i gjashtë në filmin “The Fate of the Furious”.

“The Fate of the Futious” organizuan edhe një garë në shkollën e vjetër në Kubë, gjersa kanë shkatërruar edhe një pjesë të mirë të automjeteve të mëdha dhe të kushtueshme si: tanket, kamionët etj.

Një Lamborgini i fundosur në ujë gjithashtu pati një kosto të lartë, për të mos përmëndur më pas aktorët dhe statistët të cilët janë paguar mirë gjithashtu.

“The Fate of the Furious” fundos edhe një Lamborgini.

Insider ka sjell një video ku shfaq prapaskenat e xhirimeve të filmit bashkë me ngjarjet e lartpërmendura, të cilat arsyetojnë buxhetin e shpenzuar prej 250 milionë dollarëve për këtë film.

“Askush nuk e priste që një film me gara makinash do të kthehej në një sensacion global”, shkruan Insider, përcjell Telegrafi.

Erand Hoxha: Roli im në "Fast and Furious 8" vetëm disa minuta! Karriera ime ka vite që ka nisur
Lexo po ashtu Erand Hoxha: Roli im në "Fast and Furious 8" vetëm disa minuta! Karriera ime ka vite që ka nisur

“Duket si një fëmijë në një botë lodrash, dhe ka një pafundësi lodrash”, u shpreh F. Gary Gray, regjisor i filmit “The Fate of the Furious”.

Ndërkohë në këtë video janë bërë të ditur edhe shumat që janë përdorur për xhirimet e serive të më parme të filmave “Fast”. Për “Fast and Furious 1” janë shpenzuar 38 milionë dollarë ndërsa për “Fast and Furious 7” buxheti i filmit ka arritur në 180 milionë dollarë amerikanë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Drejtpërdrejt nga spitali, Luizi dhe Kiara flasin për lindjen e vajzës së tyre: Japin lajmin e madh

Drejtpërdrejt nga spitali, Luizi dhe Kiara flasin për lindjen e vajzës së tyre: Japin lajmin e madh

Magazina
Kalo në kategori