LAJMI I FUNDIT:

Superliga starton sot, Istogu skuadra debutuese në elitën e basketbollit kosovar

Superliga starton sot, Istogu skuadra debutuese në elitën e basketbollit kosovar

Sezoni 2023/24 në Superligën e Kosovës në basketboll starton ditën e sotme me ndeshjen mes Pejës dhe Vëllaznimit që zhvillohet në palestrën Karagaqi.

E veçanta e këtij edicioni në elitën e basketbollit kosovar është se një skuadër do të jetë debutuese dhe ajo është KB Istogu.


Istogu të udhëhequr nga trajneri Fikret Shatri në ndeshjen e parë do takohet me Trepçën dhe ky duel zhvillohet në palestrën ‘Mizahir Isma’ në Rahovec.

“Fillojmë kampanjën në Superligë si vendas… në Rahovec, po me plot vullnet”, ka shkruar faqja zyrtare e Istogut në rrjetet sociale.

Istogu arriti të inkuadrohet për herë të parë në elitën e basketbollit kosovar pasi arriti të shpallet sezonin e kaluar kampion në Ligën e Parë.

Kjo skuadër simpatike ka bërë një organizim shumë të mirë dhe synimi është që të jetë befasia e këndshme në elitën e basketbollit kosovar këtë edicion.

Istogasit kanë nënshkruar me basketbollistin amerikan James Stanback i cili ka luajtur më parë në Kosovë ku ka lënë gjurmë sa ishte pjesë e Rahovecit dhe ai është një përforcim i madh për skuadrën e udhëhequr nga Fikret Shatri.

“Djemt e Bjeshkës” është slogani i Istogut, derisa ky klub synon që të shkaktoj befasi qysh në xhiron e parë.

Deri te ky organizim fantastik i klubit ka ardhur falë edhe sponsorëve që ka Istogu si: Gogaj, Banka Ekonomike, Delta Group, Troja, Onix Spa, Beni, Shalaj si dhe F2 Events and Entertainment. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori