LAJMI I FUNDIT:

Superliga Evropiane merr goditjen e fundit

Superliga Evropiane merr goditjen e fundit

Avokati i përgjithshëm, Athanasios Rantos i ka dhënë një goditje të re të ashtuquajturave ‘klube të Superligës Evropiane’ Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonë, duke vendosur se është e drejta e UEFA-s të miratojë garat e reja evropiane.

Rantos ka thënë sot (e enjte) se organizatorët e Superligës Evropiane janë të lirë të ngrenë një garë të re të pavarur, megjithëse ata “nuk munden paralelisht me krijimin e një gare të tillë, të vazhdojnë të marrin pjesë në garat e futbollit të organizuara nga FIFA dhe UEFA pa autorizimin paraprak të atyre federatave”.


Siç shpjegohet nga Associated Press, ‘Avokatët e përgjithshëm në mënyrë rutinore ofrojnë udhëzime ligjore për GJND. Mendimet e tyre nuk janë të detyrueshme për gjykatën me bazë në Luksemburg, por ndiqen në shumicën e rasteve’.

Çështja u dëgjua korrikun e kaluar dhe vendimi përfundimtar pritet vitin e ardhshëm.

Juventusi, Real Madrid dhe Barcelona janë tre klubet e vetme që ende mbështesin Superligën Evropiane, e cila u lansua nga 12 klube elitare evropiane në prill 2021, por dështoi brenda 48 orëve duke filluar me tërheqjen nga klubet e Ligës Premier, e ndjekur nga Interi, Milani dhe Atletico Madridi.

Klubet e Superligës Evropiane argumentojnë se UEFA abuzon me dominimin e tregut ndërsa organi drejtues i futbollit evropian thekson se struktura e saj piramidale mbron garat dhe siguron që turnetë të jenë të hapura për të gjithë.

A22 Sports Management, kompania pas organizimit të Superligës Evropiane, emëroi një drejtor të ri, Bernd Reichart, tetorin e kaluar.

“Superliga është ende e gjallë, mund të them me siguri se shumë klube në Evropë ndajnë të njëjtin vizion si Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi dhe tani kanë mundësinë të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet”, deklaroi Reichart për El Larguero pas emërimit të tij dy muaj më parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori