LAJMI I FUNDIT:

Super sfida mes Prishtinës dhe Bashkimit

Super sfida mes Prishtinës dhe Bashkimit

Të shtunën do të zhvillohet xhiroja e 14-të në Superligën e Femrave.

Derbi i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit. Vashat prishtinase kanë shënuar 13 fitore në 13 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa humbje, kurse prizrenaset kanë nëntë fitore e katër humbje, ku së fundi shënuan fitore ndaj Penzës.


Përballja pritet të jetë shumë interesante, duke marrë parasysh rivalitetin e madh mes këtyre dy skuadrave, që kanë shumë ambicie në këtë edicion. Takimi do të transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa.

Kastrioti, që ka 13 humbje, në po aq ndeshje, do të ndeshet me Penzën. Kampionet e Kosovës kanë dhjetë fitore e tri humbje dhe shihen favorite në këtë përballje.

Takimi tjetër i kësaj xhiro është mes Trepçës dhe Vëllaznimit. Mitrovicaset kanë katër fitore e nëntë humbje, kurse skuadra nga Gjakova ka tri fitore e dhjetë humbje. /Telgrafi/

Superliga e Femrave – Java 14

E shtunë
13:00 Kastrioti – Penza
13:00 Trepça – Vëllaznimi
19:00 Prishtina – Bashkimi

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori