LAJMI I FUNDIT:

The Sun shkruan artikull për baballarët më tërheqës të yjeve të famshëm – në listë edhe babai i Duas, Dukagjin Lipa

The Sun shkruan artikull për baballarët më tërheqës të yjeve të famshëm – në listë edhe babai i Duas, Dukagjin Lipa

E përditshmja britanike, The Sun, i ka dedikuar një artikull të gjatë disa prej etërve më seksi të shumë yjeve me famë botërore.

Babai i këngëtares, Perrie Edvard, babai i prezantueses së famshme Holly Willoughby, babai i modeles Molly-Mae Hague dhe ai i Heidi Klumit, cilësohen si baballarët më atraktivë të famshmëve.


Në këtë listë përjashtim nuk bën as babai i artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Dukagjin Lipa.

Dua Lipa me prindërit e saj (Foto: Facebook)

Mediumi britanik The Sun e ka cilësuar babanë e Duas si një mashkull me tipare tërheqëse, e që e bëjnë atë një baba mjaft atraktiv.

“Babai i Dua Lipës është ‘më i nxehtë se ferri'”, shkruajnë ata duke iu referuar  referuar këngës hit të Dua Lipës me titull “hotter than hell”, që përkthyer shqip do të thotë “më i/e nxehtë se ferri”.

“Kur bëhet fjalë për babanë e një personi të famshëm që fansat çmenden pas tij, askush nuk e ka menaxhuar atë ashtu si babai i Dua Lipës, Dukagjini, 51 vjeç, i cili vodhi për herë vëmendjen në shfaqjen e BRIT Awards vitin e kaluar”, shkruan mediumi britanik.

“Në fakt, joshja e tij fillimisht u vu re nga prezantuesi i Brits, Jack Whitehall – i cili me mirësi e theksoi atë në pjesën tjetër të botës”, citon më tej The Sun.

Dua dhe Dukagjin Lipa kujtojnë dëbimin e shqiptarëve në Ditën e Refugjatëve: 21 vjet nga spastrimi etnik që forcat serbe kryen në Kosovë
Lexo po ashtu Dua dhe Dukagjin Lipa kujtojnë dëbimin e shqiptarëve në Ditën e Refugjatëve: 21 vjet nga spastrimi etnik që forcat serbe kryen në Kosovë

Duke intervistuar Duan, 24 vjeçare, Jacku me shaka e quajti babanë e saj një “dhelpër argjendi” dhe tha: “Ai është babai më i lezetshëm. Shikoni Dukagjinin! A mund të kthejmë kamerat nga ky djalë?”

Dukagjini në atë moment filloi të buzëqeshë. Britanikët mbetën të shtangur në rrjetet sociale duke komentuar pas shfaqjes.

Një komentues kishte shkruar: “Babai i Dua Lipës është kaq seksi”, ndërsa një tjetër komentoi: “Babai i Duas është me të vërtetë tërheqës dhe duket shumë më i ri për moshën që ka”.

Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa (Foto: Dukagjin Lipa/Instagram)

“Ndërsa shumë fansa nuk e kishin parë kurrë më parë, rezulton se Dukagjini nuk është i huaj për popullin shqiptar”, shkruan tabloidi anglez.

“Në vitet nëntëdhjetë ai ishte një yll i njohur i muzikës “rock” në një grup të quajtur Oda dhe tani drejton një agjenci komunikimi dhe festivalin muzikor të Kosovës, të quajtur ‘Sunny Hill'”, ka cituar më tej.

Prindërit e Dua Lipës (Foto: Dukagjin Lipa/Instagram)

Dua përndryshe ka një lidhje të fortë me babanë e saj, për të cilin është shprehur se ka qenë shtylla kryesore drejt ngritjes në karrierë. /Telegrafi/

Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa (Foto: Dukagjin Lipa/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori