LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi në Amerikë kishte bërë thirrje për “derdhje gjaku”

Sulmuesi në Amerikë kishte bërë thirrje për “derdhje gjaku”

Sulmuesi i cili qëndron prapa masakrës së tmerrshme në Baton Rouge të SHBA-ve, iu kishte bërë thirrje njerëzve me ngjyrë që të luftonin kundër “djajve policorë” sepse vetëm këtë gjuhë mund ta kuptonin ata.

Sipas The Mirror, Gavin Eugene Long, 29 vjeç, ish marinar është identifikuar se qëndron prapa vrasjes së tre policëve dhe lëndimit të tre të tjerëve, transmeton KosovaPress.


Vetëm disa ditë para se ta realizonte sulmin ai kishte postuar një video në Youtube ku iu kërkonte njerëzve me ngjyrë që të dilnin dhe të “derdhnin gjak” sepse me anën e protestave nuk mund të arrinin asgjë.