Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur të mërkurën.


“Malishevë 20.05.2026, NN. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k vajzën e tij. Me vendim të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe një fishekë”, thuhet në raport.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/