Një person ka pranuar trajtim mjekësor i cili pas një zënke është sulmuar fizikisht me thikë nga një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:05 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Lipjan.

Siç thuhet në raport, i dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

“Viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti pas një zënke është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull  kosovar i cili gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/