Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për kërcënim me mjet të mprehtë dhe mbajtje të paautorizuar të armës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 28.06.2026 rreth orës 19:06, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave meshkuj kosovarë, ku i dyshuari i ka drejtuar një thikë viktimës.


Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, i cili ka arritur ta vërë situatën nën kontroll deri në ardhjen e njësive policore.

Policia ka bërë të ditur se rasti po trajtohet nga ekipet relevante hetimore, ndërsa veprimet e mëtejshme po ndërmerren në koordinim me prokurorinë. /Telegrafi/