LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me raketë Aeroporti Abha i Arabisë Saudite, disa të plagosur (Video)

Sulmohet me raketë Aeroporti Abha i Arabisë Saudite, disa të plagosur (Video)

Të paktën 26 persona janë plagosur pasi aeroporti Abha i Arabisë Saudite u godit nga një raketë.

Raketat mendohet se janë nisur nga grupi Houthi i Jemenit dhe goditën sallën e hyrjeve në aeroport në jugperëndim të vendit.


Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të plagosurit përfshijnë tri gra jemenase, indiane dhe saudite dhe dy fëmijë sauditë, konfirmoi një zëdhënës i Koalicionit për Rivendosjen e Legjitimitetit në Jemen.

Kolonel Turki Almalki tha se tetë vetë u dërguan në spital me lëndime të moderuara, ndërsa 18 u trajtuan në vendngjarje për lëndime të lehta.

Një pjesë tjetër e aeroportit gjithashtu pësoi disa dëme fizike.

Sulmi i fundit vjen një ditë pasi Arabia Saudite tha se kapi dy dronë të lëshuar nga grupi i lidhur me Iranin, i cili kontrollon një pjesë të madhe të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Koalicioni Saudit-Emirate ka rritur sulmet ajrore në pozicionet Houthi në provincën veriore të Jemenit të Hajjahut.

Në përgjigje, rebelët kanë intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë në mbretëri mes tensioneve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, aleati kryesor i Arabisë Saudite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori