LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet një polic në Fushë Kosovë

Sulmohet një polic në Fushë Kosovë

Të martën në Fushë Kosovë, është raportuar se një person e ka sulmuar policin i cili ka qenë në krye të detyrës.

Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur në ora 15 e 35, kur sulmuesi e kishte pranuar një tiketë për kundërvajtje, me ç’rast e ka sulmuar zyrtarin policor.


“ Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/