LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet fizikisht një person në Fushë Kosovë

Sulmohet fizikisht një person në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14:30 në fshatin Grabovc i ulët, në Fushë Kosovë.


Siç thuhet në raport, viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar. Viktima ka refuzuar tretmanit mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/