eksperti-banner

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të dielën në hyrje të Rugovës, në komunën e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.


Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:35, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35, dy vetura kanë qenë të përfshira. Katër persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit pas tretmanit janë liruar për në shtëpi”, ka deklaruar Gashi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sipas informacioneve zyrtare, të lënduarit kanë pësuar lëndime trupore, por janë jashtë rrezikut për jetën.