LAJMI I FUNDIT:

Sulmohen oficerët doganor gjatë parandalimit të kontrabandës

Sulmohen oficerët doganor gjatë parandalimit të kontrabandës

Dogana e Kosovës njofton se në Mitrovicë janë sulmuar oficerët doganor duke tentuar të parandalojnë kontrabandën.

Sipas Doganës pas pranimit të informatave për kontrabandë potenciale njësitet e doganës në Mitrovicë pas shumë përpjekjeve kane arritur te ndalojnë një furgon i cili nuk ka përfillur urdhrin për ndalim dhe ka ikur në drejtim te disa fshatrave te Mitrovicës.


Gjatë tentimit për të ikur një automjet tjetër ka penguar zyrtarët doganor duke tentuar të ndal oficerët me veturën e tij. Pas pothuajse një orë është arritur të ndalohet dhe në të janë gjetur sasi e madhe e pijeve te kontrabanduara nga Serbia dhe gjerave tjera ushqimore mbi 1000 litra.

Derisa gjatë ditës së sotme zyrtarët e Hetimeve dhe Anti kontrabandës së Doganës së Kosovës kanë arrestuar një person i moshës 25 vjeç, për shkak ka tentuar penguar zyrtarët e Doganës së Kosovës në zbatimin e detyrave në aplikimin e ndalesës me ndjekje të një automjeti që ka bartur mallra kontrabandë nga Serbia në Rajonin e Mitrovicës.

Personi tjetër duke përdorur automjet me targa të falsifikuara ka penguar në vazhdimësi veturën zyrtare të Doganës së Kosovës, ndërsa që sot është identifikuar personi edhe vetura në Prishtinë.

Personi është dërguar në paraburgim sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë ndërsa që edhe ngasësi i furgonit do ti nënshtrohet procedurës penale të ndjekjes.

Përveç veprës së pengimit në detyrë, personi i arrestuar ka rezistuar arrestimin dhe ka kërcënuar zyrtarët e pranishëm që kanë arritur ta vejnë nën kontroll menjëherë. Malli dhe dy automjetet janë ndalur për procedim të mëtejmë.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori