Sulmuesi me motosharrë, i cili pasi që kishte plagosur pesë persona, kishte mbajtur në ankth zviceranët për rreth 36 orë, është arrestuar falë një shqiptari.
Ka qenë njoftimi i bërë në polici nga Liman Kabashi, pronar i një picerie në Thalwil të Cyrihut ai që e ka orientuar policinë në “adresë” të saktë. Dhe për këtë shkruajnë sot mediat zvicerane si Blick.ch, 20 minuten etj.
“Ai kaloi rreth orës 17.30 në afërsi të picerisë. Fytyrën e tij e njoha menjëherë dhe menjëherë e kontaktova policinë” thotë Liman Kabashi, pronar i picerisë “Pipponi”, transmeton albinfo.ch.
Thalwili është një komunë plot 63 kilometra larg Schaffhausenit, ku ka ndodhur sulmi dhe ende nuk ka informata se si ka arritur Franz Vrousis deri aty.
“Ai kishte një çantë me vete dhe po shkonte drejt Migrosit. Për t`u siguruar se ishte ai, unë e ndoqa nga pas. Ai dukej i përgjumur dhe i tërhequr në vete. Pastaj unë me whatsapp e njoftova një polic që e kam mik”.
Sidoqoftë, kapjes së sulmuesit me motosharrë i kanë paraprirë orë të gjata tensioni dhe frike që ka përjetuar popullata në regjionin e Schaffhausenit e më gjerë.
Policia kishte bërë të gjitha përpjekjet e mundshme, duke mobilizuar veç tjerash edhe helikopterët për t`i rënë në gjurmë personit në fjalë.
Vrousis është i njohur si njeri nomad, që nuk është i paraqitur në asnjë komunë, transmeton albinfo.ch.
Ai sipas njohurive të policisë, para kryerjes së aktit, qëndronte në pyjet në zonën kufitare në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë.
I dyshuari ka qenë i dënuar dy herë më parë për shkelje të ligjit mbi armëmbajtje.
Qytetarë nga lokalitete të ndryshme njoftojnë se bëhet fjalë për një person të mbyllur në vete dhe me sjellje agresive.
Prej pak vitesh ai pas një aksidenti automobilistik kishte pësuar një traumë dhe jetonte i vetmuar, me pension invaliditeti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe