LAJMI I FUNDIT:

Sulmet ndaj SPAK, reagon ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Qëndrojmë krah profesionistëve që synojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Sulmet ndaj SPAK, reagon ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Qëndrojmë krah profesionistëve që synojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shqipëri, vlerëson qëndrimin dhe dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) lidhur me sulmet që janë bërë ndaj Prokuroria e Posaçme (SPAK).

“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.


Ilir Meta e akuzon se ka takuar McGonigalin, reagon kreu i SPAK-ut
Lexo po ashtu Ilir Meta e akuzon se ka takuar McGonigalin, reagon kreu i SPAK-ut

Një ditë më parë, KLP ka reaguar ndaj akuzave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë deklaroi se “dënon çdo gjuhë urrejtje, shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori