LAJMI I FUNDIT:

Ilir Meta e akuzon se ka takuar McGonigalin, reagon kreu i SPAK-ut

Ilir Meta e akuzon se ka takuar McGonigalin, reagon kreu i SPAK-ut

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka reaguar pas deklaratave publike të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sipas të cilit, Dumani ka takuar personalisht ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, gjykata federale e Uashingtonit dënoi me 28 muaj burgim McGonigal për “shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama.


Në reagimin e tij, Dumani shprehet se, ai nuk e ka takuar kurrë McGonigalin, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë arsye për ta bërë këtë gjë. Madje, sipas Dumanit, ai nuk e ka njohur kurrë dhe madje emrin ia ka dëgjuar në mediat shqiptare.

McGonigal dënohet me 28 muaj burg për marrjen e 225 mijë dollarëve, fshehjen e kontakteve me zyrtarët e Shqipërisë
Lexo po ashtu McGonigal dënohet me 28 muaj burg për marrjen e 225 mijë dollarëve, fshehjen e kontakteve me zyrtarët e Shqipërisë

Reagim i kreut të SPAK, Altin Dumani, mbi deklaratat publike të Ilir Metës:

“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka që është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, të pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj.

Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve në mediat shqiptare.”, thuhet në reagimin e Altin Dumanit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori