LAJMI I FUNDIT:

Sulmet ndaj anijeve cisternë në Gjirin e Omanit, ushtria amerikane publikon videon që tregon “Iranin duke hequr minën” (Video)

Sulmet ndaj anijeve cisternë në Gjirin e Omanit, ushtria amerikane publikon videon që tregon “Iranin duke hequr minën” (Video)

Disa pamje bardhë e zi të regjistruara thuhet se tregojnë një anije patrullimi të dyshuar iraniane që po i afrohet një anije cisternë, pasi ajo ishte sulmuar në Gjirin e Omanit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e publikuara nga ushtria amerikane thuhet se tregojnë Gardën Revolucionare të Iranit duke hequr një minë të pashpërthye nga ana e një tankeri të naftës pasi u sulmua në Gjirin e Omanit.


Sulmi i një anije cisternë në brigjet e Iranit, publikohen imazhet dramatike (Foto/Video)
Lexo po ashtu Sulmi i një anije cisternë në brigjet e Iranit, publikohen imazhet dramatike (Foto/Video)

Ndryshe, raportohet se Uashingtoni e ka fajësuar Teheranin për sulmet ndaj dy anijeve cisternë – Kokura Courageous dhe Frontal Altair – sulme që tronditën tregjet botërore të naftës mes tensioneve në rritje ndërmjet dy vendeve.

Irani ka mohuar përgjegjësinë, duke thënë të premten se akuzat e Amerikës ishin “alarmuese” dhe se shpëtuan ekuipazhin e anijeve cisternë të sulmuara “në kohën më të shkurtër të mundshme”.

Siç ishte raportuar, ekuipazhi i të dy anijeve u detyrua të braktisë anijen pasi që të dyja u përballën me një situatë të rëndë, në ujërat midis Iranit dhe shteteve arabe të Gjirit.

Lindja e Mesme në alarm, një anije cisternë goditet nga një raketë në Gjirin e Omanit (Foto)
Lexo po ashtu Lindja e Mesme në alarm, një anije cisternë goditet nga një raketë në Gjirin e Omanit (Foto)

Kapiteni Bill Urban, një zëdhënës i Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane, pretendoi se një varkë e Gardës Revolucionare (IRGC) iu afrua Kokura Courageous në orën 4:10 pasdite, të orës lokale të enjten.

Video, siç thuhet tutje, u regjistrua rreth dhjetë orë pas thirrjes së parë rreth fatkeqësisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Azia
Britania dëbon diplomatin rus - por pse tani po veprojnë britanikët

Britania dëbon diplomatin rus - por pse tani po veprojnë britanikët

Evropa
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori