LAJMI I FUNDIT:

Suksesi i jashtëzakonshëm i Bebe Rexhës, kënga “Meant to be” vlerësohet si “Kënga më e mirë e dekadës” në zhanrin country

Suksesi i jashtëzakonshëm i Bebe Rexhës, kënga “Meant to be” vlerësohet si “Kënga më e mirë e dekadës” në zhanrin country

Grupi i famshëm muzikor Florida Georgia Line krenohet me tre nga pesë këngët më të mira të dekadës, në zhanrin e shumë popullarizuar në Amerikë, “country”.

Hiti më i madh i kësaj dekade në këtë zhanër llogaritet të jetë kënga “Meant to be”, e cila interpretohet nga grupi në fjalë në bashkëpunim me artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.


Në një zhanër që ka evoluar gjithmonë, “contry” përsëri mbetet një nga më të preferuarit dhe më të dëgjuarit nga amerikanët, shkruan Billboard.

Bebe Rexha dhe Florida Georgia Line (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Kjo dekadë solli edhe bashkëpunime me artistë të njohur përtej zhanrit – njëra ndër to është artistja shqiptare që njihet si këngëtare e zhanrit pop, Bebe Rexha, por e cila nuk hezitoi që ta sprovojë veten edhe në “country”. Njëjtë kanë vepruar edhe artistët e tjerë të njohur si: Backstreet Boys, Demi Lovato dhe P!nk.

Bebe Rexha dhe Florida Georgia Line u renditën në vendin e parë me “Meant to be” si kënga më e mirë e dekadës në zhanrin “country”, dhe jo vetëm.

Emocionuese - 67 vjeçari fans i Bebe Rexhës i dërgon video artistes shqiptare: Bashkë me nipin dhe mbesën "çmendemi" pas teje
Lexo po ashtu Emocionuese - 67 vjeçari fans i Bebe Rexhës i dërgon video artistes shqiptare: Bashkë me nipin dhe mbesën "çmendemi" pas teje

Bashkëpunimi i tyre kaloi një rekord duke qëndruar për plot 50 javë në krye të top listave të Billboard.

Bebe Rexha dhe Florida Georgia Line (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

“Unë jam mirënjohëse që jam në gjendje të krijoj muzikë që më lejon të shtoj kufij dhe të shtyjë veten”, i tha Bebe Rexha Billboard kur kënga e tejkaloi suksesin e pritshëm.

“Unë jam mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe ngrohtësinë nga komuniteti i vendit”, thotë më tutje këngëtarja me prejardhje shqiptare.

Bebe Rexha dhe Florida Georgia Line (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Përveç “Meant to be” në listën e këngëve më të mira të dekadës në zhanrin “country” edhe dy këngë tjera i përkasin grupi Florida Goergia Line, përkatësisht kënga “Cruise” që renditet në numrin 3 dhe “HOLY” që mban vendin e pestë.

“Meant to be” edhe pse e bojkotuar nga festivalet, duke mos u shpërblyer me një “Grammy”, “MTV VMA”, “CMA”, “MTV EMA” etj., suksesi i saj prapëseprapë nuk ka munguar – gjë e cila shihet edhe nga shifra e lartë e klikimeve në YouTube, e cila deri më tani është mbi 850 milionë vetëm në këtë platformë.

Kjo është pa diskutim një prej këngëve më të suksesshme në repertoarin e artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori