LAJMI I FUNDIT:

Suedia dërgon diplomatë në Turqi për të tejkaluar kundërshtimet rreth anëtarësimit në NATO

Suedia dërgon diplomatë në Turqi për të tejkaluar kundërshtimet rreth anëtarësimit në NATO

Suedia do të dërgojë diplomatë në Turqi në përpjekje për të tejkaluar kundërshtimet e këtij vendi ndaj planit të Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një lajm i tillë vjen në kohën kur Suedia pritet të marrë një vendim zyrtar mbi aplikimin e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake sot.


Finlanda gjithashtu ka konfirmuar se do të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n.

Turqia tregon tri kërkesat që ka për Finlandën dhe Suedinë që të mbështesë këto vende për anëtarësimin në NATO
Lexo po ashtu Turqia tregon tri kërkesat që ka për Finlandën dhe Suedinë që të mbështesë këto vende për anëtarësimin në NATO

Megjithatë, Turqia, e cila është aleate e të dy vendeve, tha se nuk do t’i shikonte pozitivisht aplikimet nga Suedia dhe Finlanda, me presidentin e saj, Recep Tajip Erdogan, duke thënë se “vendet skandinave janë bujtina për organizatat terroriste”.

Turqia theksoi se donte që vendet nordike të ndalonin mbështetjen për grupet militante kurde të pranishme në territorin e tyre dhe të heqin ndalimet për shitjen e disa armëve në Turqi.

Çdo vendim për rritjen e NATO-s kërkon miratimin nga të 30 anëtarët e aleancës dhe parlamentet e tyre, por diplomatët thanë se Erdogan do të ishte nën presion për të rënë dakord, pasi Finlanda dhe Suedia do ta forconin shumë NATO-n në Detin Baltik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori