LAJMI I FUNDIT:

Turqia tregon tri kërkesat që ka për Finlandën dhe Suedinë që të mbështesë këto vende për anëtarësimin në NATO

Turqia tregon tri kërkesat që ka për Finlandën dhe Suedinë që të mbështesë këto vende për anëtarësimin në NATO

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha të dielën se Suedia dhe Finlanda duhet të ndalojnë mbështetjen e grupeve terroriste në vendet e tyre, të ofrojnë garanci të qarta sigurie dhe të heqin ndalesat e eksportit ndaj Turqisë, ndërsa kërkojnë anëtarësimin në NATO.

Duke folur pas një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin, Mevlut Cavusoglu ka thënë se ai ka takuar homologët e tij suedezë dhe finlandezë dhe të gjithë po kërkonin të adresonin shqetësimet e Turqisë, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se Turqia nuk po kërcënonte askënd ose nuk po kërkonte favore, por po fliste veçanërisht për mbështetjen e Suedisë për grupin militant kurd PKK, i konsideruar si një grup terrorist nga Turqia.

Synimi i Turqisë "nuk është të bllokojë" anëtarësimin në NATO të Suedisë dhe Finlandës, thotë Stoltenberg
Lexo po ashtu Synimi i Turqisë "nuk është të bllokojë" anëtarësimin në NATO të Suedisë dhe Finlandës, thotë Stoltenberg

Finlanda konfirmoi të dielën se do të aplikonte për anëtarësim në NATO dhe Suedia pritet të ndjekë shembullin, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Sidoqoftë, shqetësimet e Turqisë mund të përbëjnë një pengesë, pasi çdo vendim për zgjerimin e NATO-s kërkon miratimin unanim nga të 30 vendet anëtare.

“Këtu duhet patjetër të ketë garanci sigurie. Ata duhet të ndalojnë mbështetjen e organizatave terroriste”, u ka thënë Cavusoglu gazetarëve turq në Berlin.

Ai ka shtuar se ndalimet suedeze dhe finlandeze për eksportimin e disa prej mallrave të sektorit të tyre të mbrojtjes në Turqi duhet të marrin fund.

Presidenti i Finlandës thotë se mbeti i befasuar me reagimin e Putinit, ndërsa e informoi për anëtarësimin e vendit të tij në NATO
Lexo po ashtu Presidenti i Finlandës thotë se mbeti i befasuar me reagimin e Putinit, ndërsa e informoi për anëtarësimin e vendit të tij në NATO

“Qëndrimi ynë është krejtësisht i hapur dhe i qartë. Ky nuk është një kërcënim, kjo nuk është një negociatë ku ne po përpiqemi të shfrytëzojmë interesat tona”, tha ai.

“As nuk është populizëm”.

Ndryshe, presidenti turk Recep Tajip Erdogan befasoi aleatët e NATO-s dhe vendet nordike të premten kur tha se Turqia nuk mund të mbështeste planet e zgjerimit duke qenë se ato ishin “shtëpia e shumë organizatave terroriste”, por zëdhënësi i tij i tha Reuters të shtunën se Turqia nuk e kishte mbyllur derën.

Cavusoglu përsëriti se Turqia, e cila u bashkua me NATO-n 70 vjet më parë, nuk e kundërshton politikën e saj të dyerve të hapura.

Ai theksoi madje se bisedimet me homologët suedezë dhe finlandezë – të cilëve u dha prova të terroristëve që jetonin në shtetet e tyre – ishin të mira dhe se ata bënë sugjerime për të zbutur shqetësimet e Ankarasë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori