LAJMI I FUNDIT:

Suedia lejon djegien e Kuranit jashtë një xhamie në ditën e Kurban Bajramit

Suedia lejon djegien e Kuranit jashtë një xhamie në ditën e Kurban Bajramit

Autoritetet suedeze miratuan djegien e Kuranit jashtë një xhamie në qendër të Stokholmit të mërkurën, në një vendim që mund të rrezikojë kandidimin e vendit për t’u bashkuar me NATO-n përpara samitit kyç të bllokut në korrik.

Djegia do të përkojë me festën myslimane të Kurban Bajramit, një nga më të rëndësishmet në kalendarin islamik, transmeton Telegrafi.


Vendimi për lejimin e protestës është marrë në përputhje me të drejtën e lirisë së fjalës, tha policia suedeze, duke shtuar se demonstrata nuk përbën një rrezik të menjëhershëm për sigurinë.

Por lejimi i një proteste të tillë nxitëse mund të shkaktojë reagime të mëtejshme në Turqi, një vend anëtar i NATO-s që ka penguar pranimin e Suedisë.

Suedia dhe Finlanda fqinje aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me bllokun pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. /Telegrafi/