Suarez: Në Angli nuk veshi fanellë tjetër pos të kuqes

Uruguaiani u largua nga Anfieldi gjatë verës për të nënshkruar për Barcelonën, ndërkohë që të dielën ishte kthyer atje për një ndeshje bamirëse ndërmjet njëmbëdhjetëshit të Steven Gerrard dhe njëmbëdhjetëshit të Jamie Carragher.
Pas ndeshjes, gazetarët e kanë pyetur se a do të luante sërish për Redsat.
“Në futboll kurrë nuk i dihet, por nëse në të ardhmen luaj serish në Angli, do të luaj me fanellën e Liverpoolit dhe me asnjë tjetër”, ka thënë Suarez.
28-vjeçari ka regjistruar 133 paraqitje për Liverpoolin dhe ka shënuar 82 gola gjatë viteve 2011-2014. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































