Skuadra shqiptare Dinamo City ka arritur kualifikimin në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, pasi mposhti në shtëpi ekipin letonez Auda me rezultat të thellë 4-0.

Ishte kjo një përmbysje spektakolare nga ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja, pasi në sfidën e parë kishin pësuar humbje me rezultat minimal 1-0.


Serinë e golave për Dinamon e hapi Eridon Qardaku i cili në minutën e 36-të realizoi për rezultatin 1-0.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Qardaku kaloi në rolin e asistuesit duke shërbyer Klevi Qefalinë e realizoi për 2-0.

Vendasit e rritën ritmin e lojës në pjesën e dytë dhe kështu arritën të realizojnë edhe dy herë të tjera.

Për rezultatin 3-0 u përkujdes Malomo Ayodeji që realizoi pas asistimit nga Ruben Richards në minutën e 52-të.

Goli që vulosi fitoren e madhe të Dinamos dhe kualifikimin tutje e realizoi nigeriani David Fadairo në minutëëne 76-të për 4-0./Telegrafi/

telegrafi sport app