Studimi zbulon efektin anësor të pazakontë të paracetamolit që vë në pikëpyetje shitjen pa recetë
Ilaçi më i zakonshëm i të gjithë planetit i është nënshtruar një studimi nga revista shkencore “Social Cognitive and Affective Neuroscience”
Në këtë studim janë gjetur tregues se konsumimi i paracetamolit ndikon në marrjen e më shumë rreziqeve në vendimmarrje, veçanërisht tek ata njerëz që kanë ndjeshmëri të madhe emocionale.
Normalisht, njerëzit përdorin barrën e tyre emocionale si një pengesë për të mos marrë përgjegjësi. Megjithatë, ky studim ka nxjerrë në pah se përmes konsumimit të medikamenteve, kjo barrierë reduktohet ndjeshëm.
Prandaj, paracetamoli, përveçse një mjet i dobishëm kundër dhimbjeve dhe shqetësimeve, mund të gjenerojë edhe efekt psikologjik te personi që e konsumon. Në këtë mënyrë ndikohet sjellja dhe vendimmarrja dhe ndodh fenomeni i manipulimit afektiv, duke lënë anash ndjenjat.
Studimi e realizoi provën shkencore në tre faza, me qindra studentë si kampion, raporton A2Cnn.
Në mënyrë të rastësishme, një pjese të tyre iu dha 1000 mg paracetamol (dozë e përdorur për studime psikologjike dhe maksimumi i lejueshëm për konsum të të rriturve). Të tjerëve iu dha një placebo. Ata duhej të prisnin afërsisht 45 minuta që paracetamoli të hynte në fuqi.
Nëpërmjet disa aktiviteteve, studiuesit kuptuan se paracetamoli redukton ankthin në procesin e vendimmarrjes dhe për këtë arsye, ndjenjat negative largohen në një mënyrë që e bën më të lehtë vazhdimin e zbatimit të vendimit.
Domethënë, paracetamoli arrin të reduktojë emocionet kur merret një vendim.
Me pak fjalë, ky hulumtim ka vënë në pikëpyetje shitjen pa recetë të paracetamolit në farmaci. Për më tepër, ky propozim mbështetet nga FDA (Food and Drug Administration), në një aspekt tjetër të hulumtuar tashmë në të kaluarën, pasi konsumimi i tepërt i paracetamolit mund të dëmtojë mëlçinë, përgjegjëse për tretjen dhe eliminimin e substancave toksike nga trupi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit