LAJMI I FUNDIT:

Struga TL e mbyll aventurën evropiane, eliminohet në play-off nga Breidablik

Struga TL e mbyll aventurën evropiane, eliminohet në play-off nga Breidablik

Struga Trim Lum nuk ka arritur që të shkruajë historinë për tu kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës, pasi edhe në ndeshjen e kthimit të fazës play-off u mund nga Breidablik i Islandës me rezultat 1-0 dhe me shifra të përgjithshme 2-0 eliminohet nga kjo garë, duke mbyllur kështu aventurën evropiane për këtë verë.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut pas humbjes 1-0 në Ohër edhe sonte në tokën islandeze nuk arritën që të bëjnë diçka më ndryshe se një javë më parë.

Skuadra  e Shpëtim Duros u ndëshkua që në minutën e 3-të, kur pësoi gol nga Einarsson, me këtë të fundit që i dha avantazhin Breidablik për 1-0.

Struganët deri në fund u munduan që të gjejnë rrjetën, ku patën disa tentativa, por që ishin të pasuksesshëm, përderisa në minutat e fundit të pjesës së dytë, Breidablik rrezikoi edhe dy herë tjera rrjetën për të dyfishuar rezultatin, por për fat të mire të skuadrës shqiptare, topi nuk përfundoi në rrjetë.

Fërshëllima e fundit e gjyqtarit, i dha kualifikimin skuadrës islandeze për në grupet e Ligës së Konferencës, ndërsa për Strugën gjithsesi se ishte sukses i madh arritja deri në këtë fazë, pasi ishte hera e parë që luan në play off të kompeticioneve evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Përfaqësueset
Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Përfaqësueset
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Momenti që shkaktoi polemika – arsyeja pse Rodri nuk u përjashtua me karton të kuq ndaj Kroacisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori