LAJMI I FUNDIT:

Stresi ndikon shumë keq në jetën seksuale

Stresi ndikon shumë keq në jetën seksuale

Stresi është problem shumë i zakonshëm që shumica prej nesh e përjetojmë në ndonjë fazë të jetës sonë, por, përveç se ndikon në shëndetin mendor, stresi mund të ketë ndikim të dukshëm edhe në jetën seksuale.

Qoftë nëse keni stres si pasojë e një dite të vështirë në punë, po i afroheni ndonjë provimi të rëndësishëm apo jeni duke u përballur me realitetet e jetës familjare, stresi, siç duket, është një nga vrasësit më të mëdhenj të libidosë, transmeton Telegrafi.


Sipas një anketimi të fundit me britanikë, rezulton se stresi mund t’jua shuaj dëshirën për seks.

Ekspertët thonë se për shumicën e njerëzve që janë të zënë duke u marrë me përgjegjësi të shumta stresuese, stresi nuk është fare në agjendë.

Në mënyrë që seksi të shijohet në maksimum, është shumë e rëndësishme të jeni të relaksuar – gjë të cilën stresi nuk ua mundëson.

Për të gjithë ata që kanë stres, ekspertët rekomandojnë të bëni ushtrime të frymëmarrjes ose meditim në mënyrë që të relaksoheni dhe rrjedhimisht të interesoheni më shumë dhe të kënaqeni më shumë në seks. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori