LAJMI I FUNDIT:

Streameri i njohur shqiptar Xhoci, zyrtarisht komentator i ekipit Bad News Eagles

Streameri i njohur shqiptar Xhoci, zyrtarisht komentator i ekipit Bad News Eagles

Sukseset dhe emocionet në ndeshjet e ekipit Bad News Eagles tash e tutje do të transmetohen nga streameri i njohur shqiptar, Ernest “xhocii” Xhoci.

Sot (e martë) me një postim në Twitter, streameri dhe ish lojtari i CS:GO, xhocii, ka treguar se është bërë pjesë e ekipit Bad News Eagles, në rolin e komentatorit dhe në të ardhmen do t’i komentojë të gjitha lojërat që ekipi shqiptar i zhvillon.


Pas emocioneve dhe atmosferës gjatë transmetimit të lojërave të ekipit Bad News Eagles në kualifikueset për BLAST PREMIER, xhocii është pëlqyer nga të gjithë shikuesit edhe pse nuk kishte përvojë të madhe si komentator.

Pas një nate me emocione të pafundme, ekipi shqiptar në CS:GO, Bad News Eagles kualifikohen në BLAST Premier
Lexo po ashtu Pas një nate me emocione të pafundme, ekipi shqiptar në CS:GO, Bad News Eagles kualifikohen në BLAST Premier

Lojërat e ardhshme të Bad News Eagles do të transmetohen në kanalin personal të xhociit në Twitch, këtë e ka konfirmuar vet streameri prishtinas.

Kanali ku do të transmetohen lojërat dhe komentimi nga xhoci: twitch.tv/xhocii

/Telegrafi/