LAJMI I FUNDIT:

Stormy Daniels humb gjyqin, do t’i paguajë Donald Trumpit 300 mijë dollarë!

Stormy Daniels humb gjyqin, do t’i paguajë Donald Trumpit 300 mijë dollarë!
Foto: Getty Images/Guliver

Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels, duhet të paguajë më shumë se 290 mijë dollarë për të rimbursuar Presidentin e ShBA-ve, Donald Trump, për tarifat ligjore që ai e shpenzoi duke e mbrojtur veten në një padi shpifëse që ajo bëri kundër tij përmes një statusi në Twitter.

Pas këtij vendimi, avokatët e Trump kërkuan gati 800,000 në tarifat ligjore dhe sanksionet, por gjykatësi i rrethit James Otero, në vendimin e tij të fundit, dha një pjesë të shumës, shkruan ABC News, transmeton Telegrafi.


Stormy Daniels (Foto: Tara Ziemba/Getty Images/Guliver)

Vendimi i gjykatësit Otero i dha Z. Trump shumicën e kostove ligjore që avokatët e tij kishin kërkuar, por vetëm 1.000 dollarë amerikanë në sanksione.

“Urdhri i gjykatës, së bashku me urdhrin e gjykatës që hodhi poshtë rastin e shpifjes së Stormy Daniels kundër Presidentit, së bashku përbëjnë një fitore totale për Presidentin dhe një humbje totale për Stormy Daniels në këtë rast”, tha në një deklaratë Charles Harder, një nga avokatët e Donald Trumpit.

Avokati i Daniels, Michael Avenatti, sugjeroi në një deklaratë se tarifat e avokatëve në rastin e shpifjes ishin të një rëndësie të vogël në betejën më të gjerë gjyqësore të zonjës Daniels me Donald Trumpin.

Donald Trump (Foto: Elsa/Getty Images/Guliver)

Stormy Daniels pretendon se vite më parë kishte pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin dhe kishte ngritur padi kundër klientit të saj në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Ajo gjithashtu ka shkruar një libër rreth z. Trump, të quajtur “Deklarimi i plotë”.

Stormy Daniels (Foto: Nicholas Hunt/Getty Images/Guliver)

Trump ka mohuar se kishte një lidhje me Daniels, duke thënë se ajo ishte paguar për të ndaluar “akuzat e rreme dhe mashtruese”.

Daniels paditi z. Trump për shpifje, pasi ai e mohoi pohimin e saj se ajo kishte një takim seksual me të në vitin 2006 dhe e kundërshtoi pretendimin e saj se ajo ishte kërcënuar në vitin 2011 për të rënë dakord për një intervistë për shtyp në lidhje me takimin e pretenduar. /Telegrafi/

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump (Foto: Mark Wilson/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori