Stilisti i njohur nga Shkupi, Armend Ramadani, ka thënë se gjatë punës së tij nuk bën dallim me fytyrat publike dhe klientët e rëndomtë.

“Për mua të gjithë janë njëlloj, në vendin e punës klienti mbetet i njëjtë dhe duhet shërbyer atij”, deklaroi ai në Reload në RTV Dukagjini.

Stilisti, i cili merret më këtë profesion qe 17 vite, ka thënë se gjinia mashkullore e ka shumë më të lehtë të merret me femrat.

“Nuk dua të japë përgjigje diplomatike. Ne gjinia mashkullore e kemi shumë më lehtë të merremi me gjininë e kundërt sa i përket ‘make up’”.

“Edhe në gjinekologji edhe si stilistë mendoj që kuptohemi më mirë”, është shprehur ai.

Ramadani ka thënë se së shpejti ai do të vijë në Prishtinë dhe do të organizojë trajnime se si duhet të duken vajzat.

“Largohuni nga Instagrami, kthehuni nga realiteti. Mundohuni të largoni flokët e djegura ka tretmanë me kavjar e gjëra të ndryshme”, u shpreh më tej stilisti./Telegrafi/

Intervistën me Armend Ramadanin mund ta ndiqni nga minuta e 30-të në videon e mëposhtme: