LAJMI I FUNDIT:

“Stilistët shqiptarë po paguajnë për të veshur yjet ndërkombëtarë”, kreatori Mr.Rex akuzon kolegët duke treguar procedurën që ata po ndjekin

“Stilistët shqiptarë po paguajnë për të veshur yjet ndërkombëtarë”, kreatori Mr.Rex akuzon kolegët duke treguar procedurën që ata po ndjekin

Tashmë kemi pasur rastin të shohim se si shumë kreatorë shqiptarë dizajnojnë veshje për emra të njohur të industrisë botërore.

Për fustanet e punuara në Kosovë dhe dukjen e të famshmëve nën petkun e stilistëve shqiptarë, kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare.


Megjithatë, duke e parë si një trend që zhvillohet gjithnjë e më tepër, natyrshëm lind pyetja se si po vijnë deri te bashkëpunimet e tilla.

Stilisti i njohur nga Presheva që jeton dhe vepron në Prishtinë, Mr.Rex, ka thënë në një prononcim për Telegrafin se bashkëpunimet e tilla me emra të njohur ndërkombëtar, arrihen me pagesë.

Mr. Rex (Foto: Rexhep Zylfiu/Facebook)

“Unë kam pasur vet rastin që të kontaktoj me stilistët e ekipit të yjeve botërorë, të cilët kur i kam pyetur për bashkëpunim, më janë referuar se duhet të paguaj nëse duan që kreacioni im të jetë në trupin e të famshmëve”, ka thënë Mr.Rex për Telegrafin.

Ai madje ka dërguar edhe një pjesë të bisedës së realizuar me personin përgjegjës, që dëshmon se si i është bërë oferta përmes WhatsApp.

Kjo është edhe arsyeja pse ai javë më parë publikoi një fotografi në InstaStory, ku shkruante se ai nuk bën kompromise të tilla, pasi dëshiron që brendi i tij të jetë i disponueshëm për të gjithë.

Foto: Mr.Rex/InstaStory

“Bota udhëhiqet nga pushteti dhe pushteti fitohet përmes parave. Fustanet e Mr.Rex nuk janë për këdo. Nuk paguajmë derisa të ëndërrojnë për fustanin”, kishte shkruar ai.

Nuk dihet nëse kjo ka qenë një thumb ndaj kolegëve, apo vetëm rastësi që për yjet për të cilët ai ka kontaktuar, është dashur të paguajë që kreacioni i tij të jetë në trupin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa

Time Magazine shënon historinë e grave shqiptare: Nga refugjatja Sherife Luta më 1999, në yllin ndërkombëtar Dua Lipa

Lavdije Rexhepi
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
Kalo në kategori