LAJMI I FUNDIT:

Statistikat tregojnë se Reali luan më mirë pa BBC (Foto)

Statistikat tregojnë se Reali luan më mirë pa BBC (Foto)

Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo së bashku i fituan dy Liga të Kampionëve dhe kishin formuar treshen e pamëshirshme në sulm në formacionet e Carlo Ancelotti, Rafa Benitez dhe Zinedine Zidane.

Mirëpo, ekspertët e futbollit tash mendojnë se Los Blancos po luajnë më mirë kur nuk janë në fushë që të tre futbollistët.


Po ashtu, edhe tifozët mendojnë se nuk duan t’i shohin në formacioni startues Bale, Benzema dhe Cristianon në ndeshjen ndaj Napolit.

Në një sondazh të realizuar nga AS, 77 për qind e tifozëve kanë thënë se skuadra nuk duhet të fillojë me treshen BBC në sfidën në San Paolo.

Ndërsa pro diçkaje të tillë janë edhe statistikat, pasi në sezonin 2016/2017, Reali i ka fituar vetëm nëntë nga 16 ndeshje, kur pjesë e skuadrës ka qenë treshja e njohur. Gjashtë prej tyre ishin barazime dhe një humbje (56.2 për qind fitore).

Nga ana tjetër, Mbretërit i kanë fituar 19 nga 25 ndeshje, kur tre lojtarët nuk kanë luajtur së bashku (76 për qind fitore). /Telegrafi/

Statistika