Barcelona do të vizitojë në “Allianz Arena” skuadrën që e ka siguruar kualifikimin, Bayern Munich.

Është një statistikë që nxjerr në pah realitetin e ashpër të sezonit të këtyre dy klubeve deri tani: Robert Lewandowski ka më shumë gola në sezonin 2021/22 se i gjithë skuadra e Barcelonës.


Sulmuesi polak mbetet në formë të jashtëzakonshme dhe ka 27 gola në 21 ndeshje këtë sezon.

lewa3 e1635892074673

Barcelona në tërësi ka shënuar vetëm 25 gola në të gjitha garat.

Në Ligën e Kampionëve, krahasim mbetet i njëjtë. Lewandowski ka nëntë gola në Grupin E, ndërsa Barcelona ka vetëm dy.

Skuadra bavareze është dukur e pandalshme, duke arritur pesë fitore nga pesë në këtë garë, gjë që e bën detyrën e katalanasve edhe më gjigante.

barcelona 1

Për të siguruar kualifikimin në 16-shen e fundit, ata duhet t'i japin Bayernit humbjen e parë të sezonit.

Me gjithë këto statistika, Barcelonës i duhet një mrekulli dhe ndoshta shansi i saj më i mirë për përparim do të jetë mbështetja në Dinamo e Kievit duke shmangur humbjen në "Estadio da Luz" kundër Benficas.

Nëse Shqiponjat fitojnë, edhe skuadra e Xavit duhet të marrë të tre pikët. /Telegrafi/

telegrafi sport app