LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë dhe parashikim: Atletico Madrid – Juventus

Statistika, analizë dhe parashikim: Atletico Madrid – Juventus

Atletico Madridi është nikoqir i Juventusit në ndeshjen e parë të Grupit D të vlefshëm për sezonin e ri 2019/20 të Ligës së Kampionëve.

Vendi: Wanda Metropilitano


Koha: E mërkurë, ora 21:00

Lajme rreth ekipeve

Atletico Madrid

Alvaro Morata dhe Thomas Partey janë të dy dyshimet për takimit të sotëm me Juventusin. I pari do të shpresojë të rikuperohet në kohë për të luajtur kundër ish-klubit të tij.

Një goditje në fytyrë e detyroi Jan Oblak të zëvendësohet në pjesën e dytë të humbjes ndaj Real Sociedadit në fundjavë dhe Diego Simeone do të shpresojë të ketë portierin e tij në dispozicion.

Joao Felix bëri performancën e tij më të dobët të sezonit për Atleticon në fundjavë, por ai duket i sigurt të jetë titullar sot.

Nënshkrimi i verës Marcos Llorente është munduar të bëjë një ndikim të vërtetë deri më tani për Atleticon, por Simeone mund të mos ketë zgjidhje tjetër përveç tij nëse Partey nuk arrin të rikuperohet në kohë. Përndryshe, Atletico mund të rreshtohet në formacionin 4-4-2.

Stefan Savic dhe Mario Hermoso luftojnë për t’u bërë partneri të Jose Gimenez në qendër të mbrojtjes për Atleticon. Ndërkohë, Vitolo dhe Angel Correa janë në konkurrencë për një vend në krahun e djathtë, nëse Atletico shkon me sistemin 4-4-2.

Juventus

Emre Can çuditërisht u la jashtë skuadrës së Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Matthijs de Ligt nuk e ka bërë më të mirën e fillimeve në karrierën e tij te Juventusi dhe përballet me një provë të ashpër pasi Giorgio Chiellini do të ketë mungesë afatgjatë.

Douglas Costa ka qenë një titullar i rregullt nën Maurizio Sarrin deri më tani këtë sezon, por humbet sfidën e sotme shkaku i lëndimit. Miralem Pjanic, megjithatë, është afër një rikthimi në ekip dhe mund të luaj sot.

Blaise Matuidi dhe Sami Khedira ishin të lirë të linin Juventusin gjatë verës, por të dy janë paraqitur shumë deri më tani këtë sezon dhe pritet të rreshtohen në mesfushë edhe një herë. Aaron Ramsey, Adrien Rabiot dhe Rodrigo Bentancur do të bëjnë presion për të qenë titullar.

Mbetet për t’u parë nëse Sarri do të luaj me Wojciech Szczesny apo do t’ia dorëzojë Gianluigi Buffonit paraqitjen e tij të parë që nga kthimi në Juventus gjatë verës.

Fakte

Atletico ka fituar tri ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi kundër Juventusit në të gjitha garat.

Analizë

Fillimi i 100 për qind i sezonit të Atleticos erdhi në fundjavë pasi humbi 2-0 ndaj Real Sociedadit.

Juventusi u ndal me barazim 0-0 nga Fiorentina herën e kaluar dhe akoma nuk po hyn në lojën e kërkuar nga trajneri i ri Sarri.

Juventus ka filluar sezonin me dy fitore në tre ndeshje por fitoret ndaj Parma dhe Napolit ishin me një diferencë prej vetëm një goli.

Atletico mund të ketë një shans më të mirë për të mposhtur Juventusin këtë sezon, por ata do të kenë në vëmendje Cristiano Ronaldon, i cili ka një rekord fantastik kundër skuadrës së Diego Simeone.

Parashikimi: Atletico Madrid 2-1 Juventus

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori