LAJMI I FUNDIT:

Stanaj flet shqip në skenën e Sunny Hill: Shqipërinë e dua, është hera e parë që vij në Kosovë

Stanaj flet shqip në skenën e Sunny Hill: Shqipërinë e dua, është hera e parë që vij në Kosovë

Sunny Hill Festival është duke mirëpritur në skenë një e nga një artistët e ftuar për performancat e tyre në këtë mbrëmje që është pritur gjatë nga publiku, shkruan KultPlus.

Parku i Gërmisë, aty ku është duke u mbajtur ky festival, në këtë natë të parë të tij ka mbledhur një numër të madh qytetarësh, numrin e saktë të së cilëve do ta zbulojmë nesër.


Mbrëmja ka filluar me grupin Asgjë Sikur Dielli, për të vazhduar me grupin Oda, ku Dukagjin Lipa babai i Duas dhe organizatori i këtij festivali elektrizoi masën, më pas ka performuar grupi Jericho.

Ndërsa tani në skenë është ngjitur artisti shqiptar me famë ndërkombëtarë Stanaj i cili performonë për herë të parë para publikut shqiptar.

Para se të filloj me këngën ai ka folur disa fjalë shqip.

“Nënën e babën i kom prej Malësisë. Shqipen nuk di me fol shumë mirë. Kam qenë i vogël kur kam shkuar në Gjirokastër me këndu në festivale folklorike. Shqipërinë e du. Sot është hera e parë që vij në Kosovë”, ka thënë Stanaj për të vazhduar menjëherë me këngën, shkruan Kultplus.

Stanaj është duke krijuar një atmosferë tejet të bukur me performancën e tij.

Deri më tani gjithçka ka shkuar në rregull, dhe festivali po konsiderohet tipik ndërkombëtarë. Të gjithë janë duke e pritur yllin e mbrëmjes Dua Lipa që të dalë në skenë.

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori