Marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, fuqizimi i sundimit të ligjit, luftimi i korrupsionit dhe rritja e stabilitetit të Kosovës dhe tërë rajonit janë kyçe për rritjen e investimeve amerikane. Kjo u konkludua gjatë një takimi të bizneseve anëtare të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë me Robert Morgan, Zyrtar Ekonomik Rajonal në Zyrën për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore të Departamentit Amerikan të Shtetit
Në takim me udhëheqësit afaristë të Odës Amerikane, Zyrtari Departamentit të Shtetit, tha se stabiliteti është esencial për tërheqjen e investimeve, duke theksuar se vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është nevojë për rritjen ekonomike.
Ai lavdëroi udhëheqësit afaristë të Odës Amerikane për vazhdimin e ndërtimit të perceptimeve pozitive për Kosovën përmes partneriteteve të tyre ndërkombëtare duke theksuar se shumë biznese në Shtetet e Bashkuara kanë pak informata rreth Kosovës. Angazhimi dhe progresi pozitiv me fqinjët do të ndihmonte në këtë aspekt.
Nga ana e tij, Morgan u zotua se ai do të përçojë në Uashington dhe në mesin e komunitetit afarist të Shteteve të Bashkuara mesazhin për mundësitë e investimeve në Kosovë. Në fund, Morgan inkurajoi Odën Ekonomike Amerikane të vazhdojë të përdorë ndikimin e saj për të inkurajuar qeverinë e ardhshme të ndërmarrë hapa konkretë në përmirësimin e sundimit të ligjit dhe të mjedisit afarist.
Në anën tjetër, anëtarët e Odës Amerikane, e njoftuan Zyrtarin nga Departamenti Amerikan i Shtetit sfidat dhe mundësitë e të bërit biznes në Kosovë. Ata shprehën shqetësimet e tyre për sundimin e dobët të ligjit, nevojën e përmirësimit të zbatueshmërisë së kontratave, mungesën e transparencës financiare, si sfida kryesore që aktualisht pengojnë operimin e bizneseve dhe rritjen ekonomike në Kosovë.
Pjesëmarrësit po ashtu theksuan nevojën për konstituim sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, vazhdimin e reformave në mjedisin e të bërit biznes në përgjithësi, reformën fiskale dhe gjyqësore në veçanti, përfshirë këtu edhe krijimin e gjykatës komerciale.
Mes tjerash, gjatë këtij takimi u bisedua edhe për përmirësimin e imazhit të Kosovës, si dhe ngritjen e vetëdijesimit të investitorëve të jashtëm mbi kapacitetet dhe zhvillimet e shumta ekonomike të vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert