LAJMI I FUNDIT:

Sportistet e vetme me normë olimpike nisin përgatitjet finale

Sportistet e vetme me normë olimpike nisin përgatitjet finale

Xhudistet kosovare të enjten (sot) udhëtojnë për në Slloveni, ku për afro dy javë do të stërviten në një kamp përgatitor.

Është ky fillimi i fazës së fundit përgatitore para paraqitjes në lojërat olimpike “Rio 2016”. Në Rio në fillim të gushtit, me normë të fituar, do të garojnë Majlinda Kelmendi në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë.

Majlinda e Nora janë sportistet e vetme nga Kosova që kanë normë të fituar. Të vetmet edhe pritet të mbesin pasi deri në fund të ciklit kualifikues nuk kanë mbetur edhe shumë gara për sportistët kosovarë. Ka gjasa të mëdha që me ftesë në Rio të garojë edhe xhudistja Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kilogramë.

Në fakt, xhudistet nën udhëheqjen e trajnerit Driton Kuka para dhjetë ditësh kanë nisur në Pejë përgatitjet bazike për në Rio. Ato stërvitjeve iu kthyen pas pushimit prej 10 ditësh që e kishin pas kampionatit evropian, shkruan kohaditore.

Më 21 prill Majlinda Kelmendi u shpall kampione e Evropës, ndërsa Nora Gjakova fitoi medalje të bronztë.

Në trend Sport

Më shumë
Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr një lajm të madh – top ylli arrin në minutën e fundit për finalen ndaj Dortmundit

Real Madridi merr një lajm të madh – top ylli arrin në minutën e fundit për finalen ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit

Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit

Bundesliga
Pep Guardiola synon ta thyejë rregullin e “artë” të transferimeve – shkak bëhet një ish-lojtar i tij

Pep Guardiola synon ta thyejë rregullin e “artë” të transferimeve – shkak bëhet një ish-lojtar i tij

Premier League
Ancelottit nuk i intereson a është finale apo ndeshje e thjeshtë – Real Madridi publikon formacionin zyrtar dy orë para përballjes

Ancelottit nuk i intereson a është finale apo ndeshje e thjeshtë – Real Madridi publikon formacionin zyrtar dy orë para përballjes

Liga e Kampionëve
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori