Puna e Zinedine Zidane në postin e trajnerit të Real Madridit është gjithnjë e më e rrezikuar – bëjnë të ditura mediat në Spanjës.

Sipas El Chiringuito TV, legjenda franceze është në prag të shkarkimit, duke qenë se rikthimi i tij në drejtimin e Los Blancos nuk ka shkuar aspak mirë.

Zidane i irrituar dhe me kritika për lojtarët e Realit pas humbjes nga Mallorca Zidane i irrituar dhe me kritika për lojtarët e Realit pas humbjes nga Mallorca

Strategjia e tij nuk ka qenë aspak efektive në këtë fillimsezoni apo së paku nuk i ka plotësuar pritshmëritë e klubit madrilen.

Zinedine Zidane (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Reali pësoi humbje nga Mallorca në këtë fundjavë duke i shtuar akoma më shumë problemet e Zidane, pozita e të cilit thuhet se është shumë ‘e brishtë’.

Kjo ishte vetëm humbja e parë sezonale në La Liga, ndërsa Madridi ka mbetur ka mbetur një pikë prapa Barcelonës në tabelë, derisa nga dy ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kampionëve numëron vetëm një pikë. /Telegrafi/