LAJMI I FUNDIT:

Spektakël në ndeshjen e parë finale në NBA, Warriors triumfojnë dhe i bëjnë të pavlefshme 51 pikët e LeBron James

Spektakël në ndeshjen e parë finale në NBA, Warriors triumfojnë dhe i bëjnë të pavlefshme 51 pikët e LeBron James

Golden State Warriors kanë marrë fitoren e parë në finalen e madhe të NBA.

Kampioni në fuqi ka arritur triumfin ndaj nën kampionëve Cleveland Cavaliers vetëm pas vazhdimeve 124-114.


Rezultati pas katër çerekëve ishte i barabartë 107-107 ndërsa në shtesë Warriors ishin më të mirë 17-7 duke triumfuar në fund me 10 pikë diferencë.

Stephen Curry ishte më efikasi tek kampionët në fuqi me 29 pikë, nëntë asistime e gjashtë kërcime.

Me paraqitje të mirë u dalluan edhe dyshja Kevin Dura t dhe Klay Thompson. Durant e mbylli ndeshjen me 26 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime. Ndërkohë Klay Thompson kontribuoi me 24 pikë të tjera.

Te Cleveland ai gjithmonë më efikasi ishte LeBron James. “Mbreti” James pati paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar 51 pikë, pati tetë kërcime e tetë asistime.

James është vetëm i gjashti lojtarë që shënon mbi 50 pikë në një ndeshje finale në NBA, ndërsa i pari që arrinë këtë shifër dhe skuadra e tij humb.

Tek Cavs pas Jamesit më efikasi ishte Kevin Love me 21 pikë e 13 kërcime.

Edhe ndeshja e dytë do të luhet në Oracle Arena ku Golden State do të jetë nikoqir i Cleveland të dielën pas mesnate. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori