LAJMI I FUNDIT:

Spektakël në Cleveland, Team LeBron fiton ndeshjen NBA All-Star

Spektakël në Cleveland, Team LeBron fiton ndeshjen NBA All-Star

Ndeshja më e madhe e vitit në basketbollin amerikan NBA All-Star është zhvilluar në Rocket Mortgage FieldHouse të Clevelandit.

Team LeBron e ka fituar këtë përballje spektakolare ndaj Team Durant me tri pikë diferencë 163:160.


Ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme ku deri në fund nuk dihej fituesi pasi rezultati ishte i ngushtë gjatë gjithë kohës ku si njëra ashtu edhe tjetra skuadër merrnin epërsinë.

Stephan Curry ka kontribuar më së shumti në fitoren e Team LeBron në këtë sfidë.

Fundori i Golden State Warriors ka qenë i papërmbajtshëm me 50 pikë në këtë sfidë, ku realizoi 16 treshe.

Paraqitje shumë të mirë tek ekipi fitues pati edhe Giannis Antetokounmpo me 30 pikë, 12 kërcime, gjashtë asistime, një bllokadë e tre topa të vjedhur.

LeBron James gjithashtu pati paraqitje fantastike me 24 pikë, tetë asistime e gjashtë kërcime.

Tek ekipi i Team Durant më së shumti pikë realizoi qendra e Philadelphia 76ers, Joel Embiid.

Kamerunasi e mbylli takimin me 36 pikë, 10 kërcime e katër asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Devin Booker me 20 pikë si dhe ylli i San Antonio Spurs, Murray që shtoi 17 të tjera.

Për Team LeBron kjo ishte fitorja e pestë radhazi në NBA All Star që prej se ka ndryshuar formati.

Team LeBron fillimisht ka mposhtur Team Stephen 148:145, pastaj dy herë Team Giannis 178:164, 157:155 dhe dy herë të tjera Team Durant me 170:150 e 163:160. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori