LAJMI I FUNDIT:

Spektakël, luftë dhe polemika në UFC, triumfojnë De Randamie e Silva (Foto/Video)

Spektakël, luftë dhe polemika në UFC, triumfojnë De Randamie e Silva (Foto/Video)

Spektakël, luftë e fortë sportive, por edhe polemika në natën e parë të Ultimate Fight Championship.

Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes i takoi kategorisë së femrave ku holandezja Germaine de Randamie u shpall kampione e Botës pasi mposhti pas një beteje shumë të rivalizuar amerikanen, Holly Holm.


Sfida nisi ashtu siç pritej me goditje në stilin kikboks nga të të dy krahët. Më pas beteja u ashpërsua me holandezen që ishte e frikshme për Holm me kundërgoditjet e saj, edhe pse duhet theksuar që në këtë sfidë mbizotëroi baraspesha. Në fund me vendim unanim të jurisë ishte Germaine de Randamie ajo që triumfoi duke fituar titullin Botëror në këtë kategori.

Vendimi i jurisë nuk i pëlqeu aspak publikut , pasi tifozët e pranishëm në sallë mendonin se amerikanja Holm meritonte më shumë. Kampionët e mëdhenj dinë të fitojnë gjithmonë, shkruan SuperSport.

Në kategorinë e meshkujve spikat suksesi i Andreson Silvës i cili u rikthye si triumfues. Silva pas 25 ndeshjeve dhe gjashtë viteve pa pësuar humbje mposhti në Ulimate Fight Championship 208, Dereck Brunson.

Braziliani tashmë në moshën 41-vjeçare nuk zotëron më të njëjtën forcë si dikur, por edhe pse iniciativën e kishte gjithmonë Brunson ky ishte një sukses i arritur me shumë inteligjencë nga ana e Anderson Silvës.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori