Specialja ia rrëzon Haxhi Shalës kërkesën për pushim në Shqipëri


Gjykata Speciale i ka rrëzuar kërkesën e Haxhi Shalës për të udhëtuar drejt Shqipërisë për një pushim të shkurtër, duke vlerësuar se një lëvizje e tillë bie ndesh me kushtet e lirimit me kusht.
Sipas vendimit të Kryetares Trendafilova, kërkesa për udhëtim është refuzuar me arsyetimin se bie ndesh me kushtet e dënimit dhe lirimit me kusht.
“Ky udhëtim bie ndesh thelbësisht me dënimin e dhënë dhe lirimi me kusht nuk mund të ndryshohet, nëse nuk është për arsye bindëse ligjore apo humanitare”, thuhet në arsyetimin e gjykatës.
Në të njëjtën kohë, gjykata ka miratuar kërkesën e tij për rinovimin e letërnjoftimit dhe dokumenteve të udhëtimit.
Haxhi Shala është liruar me kusht më 2 shkurt 2026, ndërsa dënimi i tij pritet të përfundojë më 11 dhjetor 2026. /Telegrafi/





































